Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
22:39 27.3.2022

Podoliak: Rusia nuk ka më humanizëm e as qytetërim

Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak, ka thënë se raketat ruse po godasin pandërprerë Ukrainën. Përmes një shkrimi në Twitter ai ka thënë se po goditën vazhdimisht qytetet Lutsk, Harkiv, Zhytomyr, Rivne si dhe Mariupoli.

“Rusia nuk ka më gjuhë, humanizëm, qytetërim. Vetëm raketa, bomba dhe përpjekje për të fshirë Ukrainën nga faqja e dheut. A i pëlqen kjo vërtet Evropës?”, ka pyetur Podoliak.

20:18 27.3.2022

Zelensky: Jemi të përgatitur të diskutojmë për neutralitet

Ukraina është e përgatitur të diskutojë miratimin e një statusi neutral si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, por ajo marrëveshje do të duhet të garantohet nga palët e treta dhe të vendoset në një referendum, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një intervistë të transmetuar të dielën, më 27 mars.

Presidenti Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Presidenti Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Duke folur me një grup gazetarësh rusë përmes video-lidhjes, Zelensky tha se pushtimi rus ka shkaktuar shkatërrimin e qyteteve rusishtfolëse në Ukrainë dhe tha se dëmi ishte më i madh se sa luftërat ruse në Çeçeni.

20:02 27.3.2022

Rusia ndalon publikimin e një interviste të presidentit ukrainas

Rregullatori shtetëror rus i medias ‘Roskomnadzor’ ka lëshuar një paralajmërim për mediat ruse për një intervistë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Rregullatori paralajmëroi gazetarët që të mos publikojnë intervistën dhe ka njoftuar se "ka nisur një hetim për të përcaktuar përgjegjësinë dhe çfarë masash do të merren" në lidhje me mediat që kanë realizuar intervistë me presidentin ukrainas.

Roskomnadzor potencon se disa nga mediat që publikuan intervistën janë shënjestruar si "agjentë të huaj" në Rusi.

Më herët, gazeta liberale ruse Meduza njoftoi se kishte intervistuar Zelenskyin, së bashku me Dozhd TV dhe gazetën ruse Kommersant.

Zelensky: 1,300 ushtarë ukrainas janë vrarë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:40 0:00

Meduza dhe Dozhd, që të dyja janë të bllokuara në Rusi, Dozhd ka pezulluar të gjitha aktivitetet gazetareske.

Rusia kohët e fundit ka miratuar ligje të reja që kufizojnë mënyrën në të cilën mediat ruse mund të raportojnë për luftën në Ukrainë.

19:26 27.3.2022

Ligji i ri ukrainas kufizon raportimin për lëvizjet ushtarake

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi një ligj që kufizon raportimin për lëvizjet e trupave dhe pajisjeve ushtarake, përveç nëse informacioni publikohet ose miratohet nga Shtabi i Përgjithshëm.

Agjencia shtetërore e lajmeve ‘Ukrinform’ raportoi të dielën, më 27 mars, se ligji parashikon dënime të mundshme me burgim prej tre deri në tetë vjet.

Ligji ndalon shpërndarjen e paautorizuar të informacionit për drejtimin, lëvizjen e ndihmës ushtarake ndërkombëtare në Ukrainë, si dhe Forcat e Armatosura të Ukrainës apo formacione të tjera ushtarake ukrainase gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, shkruan ‘Ukrinform’.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG