Njësitet ruse largohen për tu furnizuar
Derisa ofensiva e Rusisë në Ukrainë është duke ngecur, ushtria ukrainase thotë se njësitet ruse po tërhiqen nga veriu i Ukrainës për në Bjellorusi - një shtet ky aleat i Rusisë - në mënyrë që të plotësojnë personelin dhe furnizimet.
Duke shkruar në Facebook, shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës thotë se radhët ruse kishin nevojë për rotacion.
Shumë njësi kanë pësuar humbje të mëdha dhe kanë nevojë të madhe për ushqim, karburant dhe municione.
Ushtarët e plagosur po evakuohen gjithashtu në Bjellorusi.
Tingujt e paqes
Teksa mijëra njerëz po vriten në luftën e nisur nga Rusia në Ukrainë, një pianist nëntëvjeçar grek, i cili konsiderohet fëmijë gjeni, ka kompozuar një muzikë origjinale, për të përçuar një mesazh paqeje në botë.
Ukraina dhe Rusia, të hënën nisin bisedime treditore
Ukraina dhe Rusia do të fillojnë bisedimet treditore në Turqi, të hënën më 28 mars, për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, raporton Reuters.
"Rundi tjetër i bisedimeve do të mbahet deri më 30 mars në Turqi," njoftoi negociatori ukrainas David Arakhamia.
Bisedimet e mëparshme me Rusinë, të nisura pas pushtimit të 24 shkurtit, u përshkruan nga Ukraina si "shumë të vështira".
OKB-ja thotë se 1,119 civilë janë vrarë në Ukrainë
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha të dielën, më 27 mars se 1,119 civilë janë vrarë dhe 1,790 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.
Midis të vdekurve janë rreth 15 vajza dhe 32 djem, si dhe 52 fëmijë, gjinia e të cilëve nuk dihet ende, sipas një deklarate të OKB-së që mbulon periudhën nga 24 shkurti deri më 26 mars.
Numri aktual i viktimave pritet të jetë dukshëm më i lartë.