Të tmerruar nga lufta, strehimin e gjejnë në Shqipëri
Yana Nikolaenko me dy djemtë, Timurin dhe Nikitan, si dhe me nënën e saj, Nataliyan, udhëtuan me javë të tëra për t'u larguar nga luftimet në qytetin e tyre Buça të Ukrainës. Ata kanë arritur në Tiranë më 20 mars, por pas vetes në Ukrainë kanë lënë të gjithë familjarët e tjerë, përfshirë burrin e Yanas, Igorin. Ndonëse nuk e dinë se çfarë do të sjellë e ardhmja, Yana dhe nëna e saj shpresojnë që lufta të mbarojë shpejt.
Televizoni polak mban program global bamirësie për Ukrainën
Artistët britanikë Fatboy Slim dhe Craig David janë ndër yjet e muzikës që do të marrin pjesë në një emision bamirësie në gjuhën angleze për Ukrainën që organizohet të dielën nga kanali shtetëror polak TVP..
Programi "Save Ukraine #StopËar", i cili do të përfshijë gjithashtu legjendën e futbollit ukrainas Andriy Shevchenko, do të transmetohet në më shumë se 20 vende, tha TVP Ëorld në një deklaratë.
Shfaqja dy-orëshe do të fillojë në orën 15:30 sipas ores locale.
"Do të mblidhen para për viktimat e pushtimit rus të Ukrainës", thuhet në deklaratë.
Lideri i Luhanskut paralajmëron referendum për bashkim me Rusinë
Kreu i rajonit separatist Luhansk të Ukrainës tha të dielën se mund të mbajnë një referendum për t'u bërë pjesë e Rusisë.
"Unë mendoj se në të ardhmen e afërt do të mbahet një referendum në territorin e republikës, gjatë të cilit njerëzit do të... shprehin mendimin e tyre për bashkimin me Federatën Ruse," u citua të ketë thënë,Leonid Pasechnik.
"Për disa arsye, jam i sigurt se do të jetë kështu," tha ai.
Rreth 30,000 refugjatë ukrainas arrijnë në Francë
Gjysma e tyre po kalojnë përmes Francës për në vende të tjera si Spanja, tha të dielën ministrja franceze e strehimit, Emmanuelle Wargon.
Wargon tha se qeveria po përgatitej të mirëpresë 100,000 njerëz që po ikin nga lufta në Ukrainë.
Franca ka dhënë leje të përkohshme qëndrimi në Bashkimin Evropian për refugjatët ukrainas, gjë që u lejon atyre të kenë qasje në shkolla dhe të punojnë në vend.