Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
10:00 27.3.2022

Rusia thotë se goditi Lvivin me raketa me rreze të gjatë veprimi

Rusia goditi objektivat ushtarake në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, me raketa me precizion të lartë, tha të dielën Ministria ruse e Mbrojtjes.

Rusia goditi një depo karburanti që përdorej nga forcat ukrainase pranë Lvivit me raketa me rreze të gjatë veprimi për të goditur një fabrikë në qytet që po përdorej për të riparuar sistemet kundërajrore dhe stacionet e radarëve, tha ministria.

Pamja pas sulmit rus në Lviv
Pamja pas sulmit rus në Lviv

08:50 27.3.2022

Arrihet marrëveshje për dy korridore evakuimi të dielën

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për dy 'korridore humanitare' për të evakuuar civilët nga zonat e vijës së parë të dielën, duke përfshirë lejimin e njerëzve të largohen me makinë private nga qyteti jugor i Mariupolit, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk.

08:23 27.3.2022

Zyrtari ukrainas: Rusia ka filluar të shkatërrojë depot e karburantit dhe ushqimit

Rusia ka filluar të shkatërrojë depot e karburantit dhe ushqimit të Ukrainës, që do të thotë se qeveria do të duhet të shpërndajë stoqet e të dyjave në të ardhmen e afërt, tha të dielën këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Vadym Denysenko.

Duke folur në televizionin lokal, Denysenko tha gjithashtu se Rusia po sjell forcat në kufirin ukrainas me rotacion dhe mund të bëjë përpjekje të reja për të avancuar në pushtimin e saj në Ukrainë.

08:20 27.3.2022

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG