Fillimi i bombardimeve të NATO-s, mes frikës dhe shpresës
Fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë ishte moment i pritur me shpresë por edhe me frikë në Kosovë. Kështu e përshkruajnë situatën që kishin përjetuar 25 vjet më parë Gëzim Sahatçiu nga Prishtina dhe Ali Reka nga Prelezi i Muhaxherëve. Ata kujtojnë ngjarjet që ndodhën gjatë fushatës ajrore 78-ditore të NATO-s, e cila sulmoi lokacione të ndryshme edhe në Kosovë.