Ndërlidhjet

Hapet Observatori dhe Planetariumi i parë Kombëtar i Kosovës

Observatori dhe Planetariumi i parë Kombëtar i Kosovës (OPKK) është hapur të mërkurën, më 19 qershor, në fshatin Rashincë të komunës së Shtimes. Ai do të jetë i qasshëm për publikun nga 20 qershori.

Organizata Astronomy Outreach of Kosovo (AOK) shpreson që kjo do të nisë një “epokë të re të integrimit, hulumtimit dhe kërkimit shkencor për popullin e Kosovës”.

Më 20 qershor, në këtë observator janë planifikuar aktivitete të shumta, si vrojtimi i diellit me teleskop, punëtori për operimin e teleskopit, shfaqje shkencore në planetarium dhe vrojtim i qiellit gjatë natës.

Ndërtimi i Observatorit është mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Komuna e Shtimes në vlerë prej 310.000 eurosh.

Sipas postimeve në rrjete sociale të AOK-ut, teleskopi kryesor dhe pajisjet e tjera që do të përdoren në Observator, janë dhuruar nga një kompani amerikane e teleskopëve, Celestron, dhe donatorë të tjerë kryesisht amerikanë.Në vitin 2015, AOK-un e kishte themeluar Pranvera Hyseni, e cila për momentin po kryen studimet e doktoraturës në Universitetin e Kalifornisë për shkencat planetare.


Shfaq më shumë

16x9 Image

Arben Hoti

Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG