Municioni serb në avionin e rrëzuar ukrainas
Fotografitë nga vendi ku u rrëzua avioni ukrainas i mallrave në Greqi, shfaqin minat dhe municion tjetër serb, që gjendej në ngarkesën e këtij avioni. Avioni, që po bartte 11.5 tonë armë serbe, ishte nisur drejt Bangladeshit, por u rrëzua të shtunën mbrëma në Kavalla të Greqisë, duke vrarë tetë anëtarët e ekuipazhit, të cilët ishin ukrainas.

1
Ky është vendi ku avioni ukrainas u rrëzua në orët e vona të 16 korrikut, në afërsi të qytetit grek, Kavalla.

2
Avioni që u rrëzua ishte i llojit An-12, që shihet në këtë fotografi të realizuar në prill të vitit 2022. Në bordin e avionit ishin tetë shtetas ukrainas, të cilët vdiqën pas rrëzimit të avionit.

3
Kjo fotografi është realizuar më 17 korrik dhe shfaq mortaja (në pjesën e djathtë të fotografisë), por edhe fragmente të kutive me municion.
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, tha më 17 korrik se avioni po transportonte 11.5 tonë armë serbe për në Bangladesh. Ai hodhi poshtë spekulimet se ngarkesa kishte për destinacion Ukrainën.

4
Edhe në këtë fotografi nga vendi i rrëzimit të avionit, shfaqen bombola municionesh, përfshirë një që është e hapur (në pjesën e poshtme në anën e majtë të fotografisë) dhe duken edhe bishti i një predhe të mortajës.
Zyrtari opozitar serb, Sërxhan Millivojeviq, kërkoi hetim të pavarur për të sqaruar “dyshimet” sa i përket rrëzimit të avionit.
Zyrtari opozitar serb, Sërxhan Millivojeviq, kërkoi hetim të pavarur për të sqaruar “dyshimet” sa i përket rrëzimit të avionit.