Municioni serb në avionin e rrëzuar ukrainas
Fotografitë nga vendi ku u rrëzua avioni ukrainas i mallrave në Greqi, shfaqin minat dhe municion tjetër serb, që gjendej në ngarkesën e këtij avioni. Avioni, që po bartte 11.5 tonë armë serbe, ishte nisur drejt Bangladeshit, por u rrëzua të shtunën mbrëma në Kavalla të Greqisë, duke vrarë tetë anëtarët e ekuipazhit, të cilët ishin ukrainas.

5
Një pjesë e avionit të rrëzuar e fotografuar më 17 korrik.
Stefanoviq tha se avioni po barte “minahedhës dhe mina” të tjera.
Stefanoviq tha se avioni po barte “minahedhës dhe mina” të tjera.

6
Ky tub i një mortaje 82 milimetërshe shihet në vendin e rrëzimit të avionit.
Videot nga vendi i ngjarjes kanë shfaqur edhe një mortajë të ngjashme, e cila thuhet se është e llojit M67, apo mortajë që përdoret për “ndriçimin e fushëbetejës”, armë që prodhohet në Serbi.
Videot nga vendi i ngjarjes kanë shfaqur edhe një mortajë të ngjashme, e cila thuhet se është e llojit M67, apo mortajë që përdoret për “ndriçimin e fushëbetejës”, armë që prodhohet në Serbi.

7
Persona të veshur me rroba mbrojtëse shihen pranë vendit të rrëzimit të avionit më 17 korrik. Autoriteti i Mbrojtjes Civile të Greqisë udhëzoi banorët e fshatrave përreth që të qëndrojnë brenda shtëpive dhe të mbyllin dritaret, derisa të kryhen hetime në vendin e ngjarjes.

8
Njëri prej motorëve të avionit që u fotografua më 17 korrik.
Greqia ka nisur një notë proteste më 18 korrik, duke thënë se Beogradi kishte dështuar që ta njoftonte paraprakisht për ngarkesën e “rrezikshme” që po fluturonte mbi territorin grek. Ministri i Mbrojtjes së Serbisë u tha gazetarëve se fluturimi ishte “në përputhje me rregullat ndërkombëtare”.