Rrëfimi i pjesëtarit të FSK-së: Si e shpëtuam 2-vjeçaren nën rrënoja
Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Egzon Syla, ka rrëfyer për Radion Evropa e Lirë përvojën e shpëtimit të një vajze 2-vjeçare në Hataj të Turqisë, më 8 shkurt. Që nga 7 shkurti, një kontingjent i FSK-së është në kërkim të të mbijetuarve të tërmetit në një nga rajonet më të prekura në Turqi.