Flamuri kuqezi mbulon Prishtinën
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është veshur me ngjyrat kuqezi. Flamuri i Shqipërisë valonte në sheshet kryesore të Prishtinës derisa qindra njerëz dolën në rrugë për të festuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.