Fermerja e kthyer nga Kroacia që zhvilloi biznes me fruta të imëta
Pas 10 viteve në Kroaci, Afërdita Murati në vitin 2001 u kthye në Kosovë për të nisur një jetë nga fillimi. Biznesin e saj e nisi me prodhimin e produkteve organike nga frutat si aronia, boronica e malit dhe mjedra. Nga prodhimi i vetëm 5 litrave lëngje organike, ajo sot përpunon mbi 500 litra në ditë.