Ndërlidhjet

Evitimi i tensioneve - qëllim i vizitës së Lajçakut e Escobarit në Prishtinë


Evitimi i tensioneve - qëllim i vizitës së Lajçakut e Escobarit në Prishtinë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:45 0:00

I emëruari i BE-së për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, takuan të mërkurën liderët politikë në Prishtinë, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për lirinë e lëvizjes. Qeveria e Kosovës, më 1 shtator, pritet të nisë zbatimin e vendimit për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe në RKS - Republika e Kosovës - dhe për lëshimin e dokumenteve hyrëse/dalëse për shtetasit serbë. Ky vendim, i paraparë të niste së zbatuari më 1 gusht, është shtyrë për 30 ditë, për shkak të tensioneve që ka shkaktuar në veri të Kosovës. Tash për tash, është e paqartë nëse Kosova dhe Serbia do të mund të merren vesh për çështjen, por Lajçak dhe Escobar thanë se tensionet nuk guxojnë të përsëriten.

XS
SM
MD
LG