Në Prishtinë janë organizuar aktivitete të ndryshme për të shënuar 21 Marsin, Ditën Botërore të Sindromës Down. Ndër tjerash është organizuar shitja e produkteve të punuara nga anëtarët me sindromë Down në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë. Ndërsa në mesditë është mbajtur edhe marshi “Ec me këpucët e mia”, ku mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.Aktivitetet kishin për qëllim të ngrenëvetëdijen e qytetarëve për nevojat dhe realizimin e të drejtave të personave me sindromë Down.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)