Papastërti në disa klinika të QKUK-së
Në disa klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pacientët po detyrohen të marrin me vete çarçafë dhe sapunë, pasi ato po mungojnë. Radio Evropa e Lirë në mesin e nëntorit vizitoi disa prej klinikave dhe përmes kësaj fotogalerie iu sjellë gjendjen aktuale në QKUK.

1
Një pacient i shtrirë në një dyshek të papastër dhe me njolla në Klinikën Abdominale. Nëntor, 2022.

2
Kështu duket një jastëk në Klinikën e Kirurgjis Abdominale. Nëntor, 2022.

3
Mbajtëse e ndryshkur e infuzionit në një nga sallat e reja të operacionit të Klinikës së Ortopedisë. Nëntor, 2022.

4
Çezma pa senzorë të vendosura pranë sallave të operacionit në Klinikën e Ortopedisë. Nëntor, 2022.