Ndërlidhjet

Policë të Kosovës në veri të Kosovës. 1 gusht 2022
Policë të Kosovës në veri të Kosovës. 1 gusht 2022

Çfarë çoi deri te rihapja e kufijve në veri?

Përmbledhje

Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Qeveria tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat.

Vendimi për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje, po zbatohet në katër pikat e tjera kufitare me Serbinë, të cilat janë të hapura.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës.

12:57 1.8.2022

Sveçla: Deri në mesditë u lëshuan mbi një mijë dokumente

Në të gjitha pikat kufitare të Kosovës nga orët e para të 1 gushtit dhe deri në mesditë, janë lëshuar mbi 1 mijë e 500 dokumente hyrëse për qytetarët me shtetësi serbe.

Kështu ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka bërë të ditur se dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak po vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Sipas të dhënave të MPB-së, shumica e dokumenteve janë lëshuar në pikëkalimin kufitar në Dheun e Bardhë dhe në Merdare.

Sipas Qeverisë së Kosovës, vendimi për reciprocitet do të qëndrojë në fuqi deri në largimin e plotë të barrikadave në drejtim të Jarinjes dhe Bërnjakut.

13:14 1.8.2022

Kurti: Nëntë barrikada janë ende në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se "mbrëmë ka pasur të shtëna në drejtim të Policisë së Kosovës dhe nëntë barrikada me njerëz të armatosur që i kanë ndaluar qytetarët me automjete dhe këmbësorë".

"Strukturat ilegale të Serbisë janë bërë banda kriminale, agresive si asnjëherë më parë. Janë me dhjëtëra shkelje të rënda të ligjit, me të cilat po merret Policia”, ka thënë Kurti duke shtuar se nuk ka të plagosur me armë zjarri, siç ishte raportuar nëpër disa media.

“Qeveria e Kosovës e përsërit zotimin që në momentin kur hiqen barrikadat dhe vendoset liria e plotë e lëvizjes, shtyhet zbatimi i dy vendimeve të Qeverisë”, ka konfirmuar kryeministri Kurti.

Lajmin e plotë mund ta lexoni në linkun më poshtë:

13:17 1.8.2022

Largohen barrikadat edhe në Zupç

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë, të cilët gjenden në Zupç të Zubin Potokut, raportojnë se edhe në këtë fshat në veri të Kosovës ka filluar tërheqja e automjeteve që ishin vendosur si barrikada nga serbët lokalë.

Fshati Zupç gjendet në afërsi të magjistrales Mitrovicë - Bërnjak.

Largimi i barrikadave në Zupç.
Largimi i barrikadave në Zupç.

13:40 1.8.2022

Kurti: Ende nuk kam ftesë për takim në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk ka ftesë për një takim në Bruksel. Gjatë një konference për media në Prishtinë më 1 gusht, Kurti tha se Kosova është e gatshme për dialogun me Serbinë.

"Me presidentin e Serbisë është dashur të takohemi në Bruksel më 19 korrik, mirëpo ai ka kërkuar të shtyhet ai takim për në fund të muajit gusht. Mbase ka qenë i zënë me përgatitjet e asaj që ndodhi dje sepse ne është dashur të takohemi më 19 korrik", tha Kurti.

"Unë kam shprehur gatishmërinë time që kur të na thërret përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, do të shkoj në Bruksel. Një ftesë të tillë deri në këto momente nuk e kemi. Në momentin që do ta kemi, sigurisht që do ta bëjmë publike dhe do të shprehim qëndrimin tonë. Ne jemi për dialog të përgatitur mirë, parimor, të balancuar drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme që bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruar në njohjen reciproke. Gatishmëria nga ana jonë ekziston", shtoi ai.

Për më shumë detaje klikoni në linkun më poshtë:

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG