Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Një ditë pas sulmit ndaj saj nga persona të armatosur në dhe përreth manastirit ortodoks serb në Banjskë u tha se është gjetur armatim i kalibrave të ndryshëm, raketahedhës, eksplozivë dhe detonatorë dhe harta dhe plane për sulmin. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Nga fishekët deri tek autoblindat - Policia shfaq armatimin që gjeti në veri

1
Disa granata dore të konfiskuara në veri të Kosovës, u ekspozuan gjatë konferencës për media të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, më 25 shtator 2023.

2
Ekspozimi i artilerisë së gjetur në vendin e ngjarjes.

3
Ministri Sveçla, tha se autoritetet kanë gjetur harta dhe plane për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri më 24 shtator. Ai argumentoi se sulmi nuk ishte ad-hoc, por ishte planifikuar për muaj të tërë.

4
Sipas Sveçlës, në bazë të armëve që kanë gjetur, besohet se ka pasur plan që në sulm të përfshiheshin “qindra persona për destabilizimin e vendit tonë”.