Mungesa e një strategjie për zhvillimin e kulturës ka shkaktuar ngecje dhe margjinalizim të saj, vlerësojnë regjisorët Isa Qosja dhe Jeton Budima, përfaqësues të komunitetit të artistëve. Këtë e pohon edhe Haqif Mulliqi, këshilltar politik i Ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi. Ai thotë se deri në fund të këtij viti, kjo strategji do të sajohet.
Zhvillimin e kulturës në Kosovë, gjatë vjetëve të pasluftës, e kanë përcjellë vështirësi të shumta dhe ajo deri më tash ka ngelur në margjina, sa i përket interesimit të institucioneve qeveritare, vlerësojnë përfaqësuesit e komunitetit të artistëve.
Mungesa e një strategjie për kulturën, sipas tyre, ka bërë që zhvillimin e kulturës ta përcjellin defekte të ndryshme, të cilat kanë reflektuar ngecje të këtij zhvillimi.
Isa Qosja, regjisor i filmit, thotë se në përgjithësi investimet në të gjitha fushat e artit kanë qenë të pakta, por, sipas tij, ekzistojnë segmente, të cilat kanë qenë të anashkaluara.
“Konsideroj se nëse është diçka e anashkaluar këtu, ato janë teatri, filmi dhe libri. Janë plotësisht të margjinalizuara, kohë më parë dhe tash”, thotë Qosja.
Ndërkaq, Jeton Budima, gjithashtu regjisor, shkakun e ngecjeve në fushën e kulturës në Kosovë e sheh në mungesën e një strategjie për zhvillimin e kulturës, të cilën, sipas tij, është dashur ta ketë që moti Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Normalisht, kur mungon strategjia, atëherë mungon edhe zhvillimi, mungon procesi, për shkak se kultura politike nënkuptohet si proces, do të thotë, si një lloj vazhdimësie në drejtim të caktuar. Tash, kur mungon kjo, atëherë diçka favorizohet, e diçka jo. Problemi është se e gjithë kultura, faktikisht, është zhvilluar me ndihmën e klaneve partiake, interesave të ngushta partiake dhe interesave klanore. Kjo, normalisht që i ka bërë shumë dëme zhvillimit të kulturës në përgjithësi”, shprehet Budima.
Në anën tjetër, Haqif Mulliqi, këshilltari politik për kulturë i ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, pranon se kultura deri më tash nuk është trajtuar denjësisht. Por, sipas tij, kjo qasje ka filluar të ndryshojë.
“Nëse nuk sajohet një strategji për kulturën, unë mendoj që çfarëdo përpjekje, e cila do të bëhet që të shtyhen politikat programore të Ministrisë Kulturës, do të ishte e padobishme. Në këtë rrafsh, unë mendoj që ministria ka vendosur që deri në fund të këtij viti të sajojë strategjinë e kulturës për tre vjetët e ardhshëm, sepse do të ndikojë drejtpërdrejt besoj edhe në çështjen e krijimit të politikave të reja programore në Ministrinë e Kulturës”, thekson Mulliqi.
Ndryshe, Budima thotë se institucioni më i lartë qeveritar për kulturën duhet të përqendrohet në objektiva të qartë për zhvillimin e kulturës.
“Duhet të goditet faktikisht në strategji dhe në prioritete. Një prioritet ekziston, trashëgimia kulturore, por ajo është afatgjate. Përveç trashëgimisë kulturore, duhet të përcaktohen strategjitë që përshkruhen si akute, afatshkurta, të cilat, normalisht, mund ta ndryshojnë fotografinë e përgjithshme të kulturës”, vlerëson Budima.
Ndërkaq, regjisori Qosja pret që ministri i ri për Kulturë, të jetë më i angazhuar për zhvillimin e këtij resori. Por, sipas tij, mjetet buxhetore, të cilat sivjet i janë ndarë kësaj ministrie, e që sillen rreth 13 milionë euro ose rreth 1 për qind e buxhetit të tërësishëm të Kosovës, nuk janë edhe aq premtuese.
“Rritje do të ishte sikur të dyfishohej ajo, të bëhet afër 2 për qind. Atëherë do të ishte një rritje, e cila premton. Koha deri më tash nuk më ka dhënë që të mendoj mirë... Megjithatë, ne jemi të prirë të jemi optimistë. Secili njeri që vjen, jemi të prirë që t’i besojmë”, shprehet Qosja.
Por, Mulliqi, shpreh bindjen se në vitet e ardhshme buxheti për kulturën do të rritet:
“Një fakt që mund ta themi në këtë rrafsh është që kjo vlerë dhe ky zotim i mjeteve është një shumë, e cila tashmë e shënon dyshemenë. Unë besoj që në vitet e ardhshme, ky buxhet nuk do të jetë në këto vlera”.
Sidoqoftë, Mullliqi ka bërë të ditur se 313 punëtorë të institucioneve të kulturës dhe trashëgimisë kulturore, më nuk do të jenë me kontrata mbi vepër, siç kanë qenë deri më tash, por me vende të përhershme të punës.
Ky, sipas tij, është hapi i parë i ndryshimit të politikave dhe qasjes ndaj institucioneve kulturore në vend.
Lexoni edhe këto:
Teatri në udhëkryq
Kultura - për një jetë më të mirë

Konsideroj se nëse është diçka e anashkaluar këtu, ato janë teatri, filmi dhe libri.

Duhet të goditet faktikisht në strategji dhe në prioritete...