Hulumtime, vizita, ngjarje, ekspozita e koncerte - fotoreporterët e Shërbimit të Kosovës të Radios Evropa e Lirë i bënë ngjarje të përjetshme me objektivin e tyre. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa prej fotografive më të veçanta dhe më domethënëse që kanë shkrepur Arben Hoti, Bujar Tërstena e Ibrahim Berisha gjatë vitit 2024. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një vit ngjarjesh të jetësuara në fotografi

1
Bebe Rexha duke performuar gjatë Festivalit Sunny Hill në Prishtinë, Kosovë, 25 korrik 2024.

2
Një ushtar vëzhgon teksa qëndron hipur mbi një automjet ushtarak. Më 27 nëntor në Kosovë shënohet "Dita e Forcës", që simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

3
Një vajzë e vogël dhe një burrë "me këmbë protetike të veshur me kostume të kuqe marrin pjesë në edicionin e nëntë të mini-maratonës “Vrapo Babadimër” në Prishtinë, që ka për qëllim mbledhjen e fondeve për çështje humanitare.

4
Ekipet gjatë sanimit të dëmeve në kanalin e ujit Ibër- Lepenc. Shpërthimi i 29 nëntorit në kanalin e ujit në Varragë të Zubin Potokut - prej nga furnizohen me ujë disa qytete dhe termoelektrana të Kosovës - u shkaktua nga rreth 20 kilogramë eksplozivë, sipas autoriteteve kosovare, të cilat e cilësuan atë si më të rëndin në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99.