Televizioni shtetëror iranian përgatit publikun për sulm ndaj Izraelit
Irani duket se po e përgatit publikun për luftë, teksa po i shqyrton opsionet e tij për t’u kundërpërgjigjur për vrasjen e një udhëheqësi të Hamasit në Teheran, javën e kaluar, të cilën dyshohet ta ketë kryer Izraeli. Televizioni shtetëror iranian ditëve të fundit ka transmetuar intervista me iranianë, të cilët bëjnë thirrje që Teherani të hakmerret kundër armikut të përbetuar të vendit. Por, në mesazhe që i janë dërguar Shërbimit iranian të Radios Evropa e Lirë, disa qytetarë të Iranit thonë se kanë frikë nga një luftë e drejtpërdrejtë kundër Izraelit. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)
Përmbajtja
-
23 nëntor 2024
Me dronë e fara, Prishtina lufton shpyllëzimin
-
22 nëntor 2024
Rusia e mban Kosovën në teh