Ky rrjet përbën motorin kryesor të përpjekjeve të Teheranit për t’iu kundërvënë Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara dhe për të ushtruar ndikimin e tij në të gjithë Lindjen e Mesme.
Abu Muhammad al-Jolani për vite të tëra ishte një udhëheqës militant relativisht i panjohur në Siri.
I miratuar më 30 nëntor, Ligji i Hixhabit dhe Dëlirësisë shkaktoi bujë në Republikën Islamike, ku edhe disa klerikë të lartë e kritikuan.
Ofensiva paraqet kërcënim të madh për presidentin Bashar al-Assad, i cili mban pushtetin me mbështetjen e aleatëve kyçë, Rusisë dhe Iranit.
Militantët kanë marrë nën kontroll pjesë të territorit në Siri, duke ringjallur luftën civile që për vite të tëra ka qenë e fjetur.
Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, konsiderohet një fitore e madhe për Izraelin, që ka arritur objektivat kryesore të luftës, thonë ekspertët.
Rebelët jemenas, Huthi, kanë sulmuar anijet ndërkombëtare dhe kanë shtënë drejt forcave detare të Shteteve të Bashkuara në Detin e Kuq për më shumë se një vit.
Ekspertët thonë se autoritetet iraniane po i keqpërdorin diagnozat psikiatrike për t’i ndëshkuar, kontrolluar ose shtypur individët.
Irani dhe Arabia Saudite kanë qenë rivalë të përbetuar për dekada të tëra, duke u përpjekur që të udhëheqin degët konkurruese të islamit dhe dy shtetet po ashtu janë në anë të kundërta në konfliktet në Siri dhe Jemen.
Para se të mbaheshin, Irani i përshkroi si të parëndësishme zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Por, fitorja e ish-presidentit Donald Trump më 5 nëntor mund të ketë pasoja të mëdha për të, thonë ekspertët.
Megjithatë, pamjet satelitore tregojnë se Izraeli ia ka degraduar Teheranit kapacitetet e prodhimit raketor dhe ato të mbrojtjes ajrore, thonë analistët.
Zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, pritet të kenë ndiki, të konsiderueshëm në politikën e Uashingtonit kundrejt Iranit.
Qassem, i cili kishte shërbyer si zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Hezbollahut prej vitit 1991, e pason liderin e kamotshëm Hassan Nasralah, i cili u vra nga një sulm i madh ajror izraelit më 27 shtator.
Më 26 tetor, Izraeli goditi caqe ushtarake thellë brenda territorit iranian, por shtrirja e sulmit të tij të premtuar ishte më e kalibruar sesa shumë persona kishin shprehur frikë.
Bombardimet disa javore të Izraelit dhe ofensiva tokësore në Liban kanë shënjestruar udhëheqjen dhe aftësitë ushtarake të Hezbollahut, që është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.
Yahya Sinwar është udhëheqës i Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Sulmi i 1 tetorit ishte më i madh dhe më i guximshëm se sulmet e papritura të Iranit kundër Izraelit në prill. Këtë herë, Teherani gjithashtu përdori raketa më të përparuara dhe nuk dha paralajmërime të dukshme para kryerjes së sulmit.
Ushtria izraelite ka nisur një ofensivë tokësore në jug të Libanit. Cilat janë qëllimet e Izraelit dhe a ka Hezbollahu kapacitet të luftojë me të?
Nëse Irani nis një sulm direkt ushtarak ndaj Izraelit do të mund të provokonte një luftë të plotë mes dy armiqve të përbetuar. Nëse Teherani zgjedh të përmbahet, reputacioni i tij do të mund të pësonte një goditje në mesin e aleatëve, por edhe të armiqve në rajon.
Gjatë 30 vjetëve në krye të Hezbollahut, Nasrallahu e shndërroi këtë milici shiite në një forcë të madhe politike në Liban, si dhe në një armik të fuqishëm të Izraelit fqinj.
Shfaq më shumë