Fytyra të reja, probleme të vjetra: Si pritet t’i qasen Kallas e Rutte Kosovës?
Me sigurinë e brishtë dhe marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë, udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s do të kenë punë në Kosovë. Dhe, nëse nuk i ndryshojnë taktikat e ndërmjetësimit dhe nismat diplomatike, konflikti disi i ngrirë mes tyre mund të zgjasë me vite, thonë analistët.