Ndërlidhjet

Guri i Pashke Markajt ende i përmbysur, pret zgjidhje nga shteti


Guri i Pashke Markajt ende i përmbysur, pret zgjidhje nga shteti
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:20 0:00

Është bërë më shumë se gjysmë viti prej kur guri përkujtimor i Pashke Markajt – nënës e cila dogji veten pasi varrosi dy djemtë e saj – po rri i përmbysur në Kompleksin e Martirëve në Mejë të Gjakovës. Në tetor të vitit të kaluar, guri u mor nën përkujdesje shtetërore pasi Qeveria e Kosovës e shtoi në listën e monumenteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore. Ky hap i institucioneve u ndërmor pasi pronari i tokës private - ku guri kishte qëndruar për gati dy dekada - e largoi atë verën e vitit 2023. Deri tani nuk është gjetur zgjidhje përfundimtare për gurin monument që simbolizon vetëflijimin e Nënës Pashke.

XS
SM
MD
LG