"Organizatë e padëshirueshme": Ç’do të thotë cilësimi rus për REL-in dhe cilat janë pasojat?
Qeveria ruse e ka shpallur Radion Evropa e Lirë “organizatë të padëshirueshme”, duke u bazuar në një regjistër të Ministrisë ruse të Drejtësisë. Ky vendim praktikisht ia ndalon REL-it punën në Rusi, dhe ekspozon këdo që bashkëpunon me të ndaj ndjekjes së mundshme penale. Presidenti i REL-it, Stephen Capus, ka thënë se ky veprim tregon se Moska e konsideron raportimin e pavarur “kërcënim ekzistencial”. (Përgatiti: Trim Haliti)