J.D. Vance, senator 39-vjeçar nga Ohajo, po garon si kandidat i Partisë Republikane për nënpresident të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkrah ish-presidentit Donald Trump. Vance iu fut politikës pasi fitoi famë me memoarin e tij, ku shkroi për jetën e tij të vështirë si fëmijë.