Ç'politikë të jashtme do të ndiqte SHBA-ja me Kamala Harrisin presidente?
Teksa nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka filluar fushatën e saj për presidente, disa votues pyesin nëse ajo synon t’i mbajë qëndrimet e presidentit Joe Biden në politikën e jashtme. Analistët politikë thonë se Harris duket e vendosur për përkrahjen e Ukrainës, dhe se ka shfaqur mbështetje të fuqishme për NATO-n, por mund të marrë një qëndrim të ndryshëm nga Biden sa i përket Lindjes së Mesme. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)