Çfarë masash priten nga GJND-ja në rastin kundër Izraelit për gjenocid?
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) pritet që më 26 janar të vendosë masa të përkohshme, përmes së cilave do të kërkojë një armëpushim të menjëhershëm në konfliktin Izrael-Hamas dhe dërgimin e papenguar të ndihmave në Rripin e Gazës. Hamasi konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Rikard Jozwiak nga Radio Evropa e Lirë shpjegon se çfarë do të thotë kjo dhe se çfarë ndikimi mund të ketë vendimi. (Përgatiti: Trim Haliti)