"Të kthehen bashkëshortët tanë në shtëpi": Gratë ruse kërkojnë tërheqjen e ushtarëve nga Ukraina
Pasi presidenti rus, Vladimir Putin, shpalli një “mobilizim të pjesshëm” në vjeshtën e vitit 2022, mbi 300.000 rezervistë u thirrën për t’iu bashkuar ushtrisë në luftën në Ukrainë, të cilën Rusia e quan “operacion special ushtarak”. Një vit më vonë, gratë kanë formuar iniciativën “Rruga për në shtëpi”, për të kërkuar lirimin e familjarëve të tyre nga detyra dhe kthimin e tyre në shtëpi. Gratë veshin shalle të bardha si simbol i protestës së tyre. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)