Radio Evropa e Lirë ka biseduar me të afërm dhe ka shikuar llogaritë në mediat sociale të disa prej tetë burrave që janë akuzuar për të shtënat në Moskë, si pasojë e të cilave u vranë të paktën 140 persona në sallën e koncerteve Crocus, më 22 mars.
Gazetarët e Radios Evropa e Lirë u ndoqën nga një dron dhe u morën në pyetje nga policia, pasi iu afruan një superjahti me vlerë prej 700 milionë dollarësh, që besohet të jetë në pronësi të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Kur oficerët shkuan për të mobilizuar burra për luftën e Rusisë në Ukrainë, Maksim Teyunaut refuzoi ta hapte derën e tij.
Një vit pasi presidenti Vladimir Putin shpalli një “mobilizim të pjesshëm”, gratë e rusëve të thirrur për të shërbyer në ushtri kanë formuar iniciativën “Rruga për në shtëpi”, për të kërkuar lirimin e familjarëve të tyre nga detyra dhe kthimin e tyre në shtëpi.
Pas pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia, Fyodor, një ushtar rus 27-vjeçar, u trondit nga humbjet dhe vdekjet e shkaktuara nga lufta. Ai la ushtrinë dhe shkoi në Argjentinë me gruan e tij, Olenën. Atje, ai punon si pastrues për të siguruar jetesën.
Ish-polici i Moskës, Maksim Zlobov, dorëzoi distinktivin e tij pasi mori pjesë në një tubim kundër pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022. Ai thotë se u largua nga Rusia në prill, pas miratimit të një ligji që e bën më të vështirë shmangien e rekrutimit.
Shumë banorë të Moskës, të cilët kanë folur për REL-in, nuk kanë hezituar ta quajnë pushtimin rus të Ukrainës “luftë”, një term i ndaluar me ligj në Rusi. Disa të tjerë përsëritën propagandën shtetërore ruse se pushtimi gjoja ka qenë i nevojshëm për të sjellë “çlirim” dhe “jetë paqësore” në Ukrainë.
Radio Evropa e Lirë i ka pyetur njerëzit nëpër Moskë se si mendojnë ata se po shkon lufta në Ukrainë, të cilën presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vazhdon ta cilësojë “operacion special ushtarak”.
Teksa sanksionet perëndimore kundër Rusisë po shtohen vazhdimisht për shkak të pushtimit të Ukrainës nga ana e saj, Radio Evropa e Lirë i ka pyetur banorët e Moskës se si po ndikon izolimi i Rusisë në jetën e tyre të përditshme.
Një trajner rus sporti ka folur kundër luftës në Ukrainë dhe dy herë e ka hequr një shenjë “Z” pro-pushtimit nga dera e një shkolle në fshatin siberian Burjatia. Valery Yakovlev ka thënë se nuk i pëlqen “programimi” i fëmijëve me simbole që promovojnë luftë.