Muri që ndan Stanimirin nga pronat e tij
Në afërsi të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Leposaviq, një mur betoni i ngritur nga Policia e Kosovës, për ta luftuar kontrabandën, e ka vështirësuar jetën e përditshme të banorëve të zonës, përfshirë atë të Stanimir Jovanoviqit, i cili jeton në Leposaviq, por ka prona në fshatin Stanulloviq, pak kilometra më larg, në territorin e Serbisë.