Ndërlidhjet

Sllovakia: Një rezultat zgjedhor që pasqyron lodhjen nga Ukraina


Ish-kryeministri Robert Fico ka arritur gjithmonë të menaxhojë rrethin e të qenët relativisht properëndimor në Bruksel, vetëm për të përhapur një mesazh tjetër në Bratislavë.
Ish-kryeministri Robert Fico ka arritur gjithmonë të menaxhojë rrethin e të qenët relativisht properëndimor në Bruksel, vetëm për të përhapur një mesazh tjetër në Bratislavë.

Në shumë mënyra, rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Sllovaki ishin "pasqyrimi" i parë i vërtetë politik i lodhjes nga Ukraina. Në një moment gjatë saj dukej sikur një surprizë elektorale ishte në skenë pasi partia liberale, Sllovakia Progresive, përkrahëse e BE-së, po kryesonte sondazhet e daljes me 24 për qind, pak përpara populistëve të majtë të ish-kryeministrit Robert Fico, SMER.

Por, kur u pulbikuan rezultatet e vërteta, u bë mjaft e qartë se Fico në fund me shumë gjasa do të kthehej si lider i vendit, pesë vjet pas dorëheqjes mes zemërimit që pasoi vrasjen e gazetarit të ri hulumtues Jan Kuciak.

SMER mori 23 për qind të votave, pesë për qind më shumë se Sllovakia Progresive dhe tani ka shumë të ngjarë të formojë një qeveri koalicioni me Partinë e vogël të krahut të djathtë, Hlas (në shqip do të thotë Zëri), e cila përfundoi e treta me 15 për qind - një koalicion që do të formojë një shumicë të vogël në Parlament. Zëri, që doli nga partia SMER gjatë trazirave politike të vitit 2018, është parti që duhet pasur kujdes.

Aktualisht parti e vogël por me rol kyç në formimin e Qeverisë, lideri i saj Peter Pellegrini nuk e pëlqen shumë ish-prokurorin e tij, Fico, por të dy partitë janë të afërta politikisht dhe vetë Pellegrini natën e zgjedhjeve i mbajti të hapura gjitha opsionet.

A mund të sigurojë ai potencialisht një portofol të lartë për vete në qeverinë e ardhshme?

Apo të propozojë të bëhet kryetar i Dhomës apo edhe të sigurojë mbështetjen e SMER-it për të kandiduar për president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm? Apo do t’i sfidojë të gjitha shanset dhe do të përpiqet të formojë një qeveri anti-Fico me një grup të plotë partish?

Nëse, siç pritej, ai bashkëpunon SMER-in, ai ndoshta do t’i kërkonte të zbuste disa nga retorikat anti-ukrainase të Ficos që u panë gjatë fushatës.

Udhëheqësi i SMER-it tha se nuk do të shkojnë më armë në Ukrainë, vuri në dyshim logjikën e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, lavdëroi Moskën dhe madje edhe përsëriti në mënyrë të vazhdueshme narrativat e Kremlinit se NATO-ja e shkaktoi luftën dhe se ajo filloi pasi "nazistët dhe fashistët ukrainas filluan të vrasin qytetarët rusë në Donbas dhe Luhansk”.

Fico (në qendër) gjatë një konference shtypi në Bratislavë më 1 tetor.
Fico (në qendër) gjatë një konference shtypi në Bratislavë më 1 tetor.

Derisa disa zyrtarë të BE-së kanë folur me një retorikë të tillë, ata vërejnë se Fico sa ishte kryeministër gjatë periudhës 2006-2010 dhe përsëri më 2012-2018, gjithmonë ka arritur gjithmonë të menaxhojë rrethin e të qenët relativisht properëndimor në Bruksel, vetëm për të përhapur një mesazh tjetër në Bratisllavë. Për shembull, duke rënë dakord për sanksionet e para të BE-së ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, vetëm për të përhapur një mesazh krejtësisht të ndryshëm në Bratislavë.

Ka, gjithashtu, zëra se figura të besuara të Brukselit, si i dërguari aktual i BE-së në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, mund të bëhet ministër i Jashtëm.

Sllovakia ka nevojë për BE-në më shumë se sa BE-ja ka nevojë për Sllovakinë".

Ka edhe leva të tjera që do të bënin që Qeveria Fico të kthehej kah Perëndimi. Vlen të shikohet se çfarë do të bëjë familja politike evropiane, Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) me SMER-in.

SMER është ende anëtare e grupit të partive të qendrës së majtë, që është grupi i dytë më i madh politik në Parlamentin Evropian dhe ka një ndikim të konsiderueshëm përtej Brukselit.

Ka zëra brenda familjes politike që sugjerojnë se SMER duhet të përjashtohet nga S&D-ja nëse nuk e zbut retorikën e saj pro-ruse, ashtu siç u përjashtua Fidesz i Viktor Orbanit nga Partia Popullore Evropiane (EPP) e qendrës së djathtë vite më parë.

Dhe pastaj janë stimujt ekonomikë. Deficiti i buxhetit të shtetit sllovak vazhdon të rritet, kurse inflacioni dhe çmimet e energjisë janë ende shumë të larta.

Për ta thënë më troç: Sllovakia ka nevojë për BE-në më shumë se sa BE-ja ka nevojë për Sllovakinë. Pra, mos prisni që vendi të nxitojë për t'u larguar nga blloku, Eurozona ose NATO-ja në kohë të afërt.

Por, çështjet ekonomike që vlojnë nën sipërfaqe, do të thonë gjithashtu se një tjetër Sllovaki do të dalë nga këto zgjedhje.

Një grua e veshur me një flamur ukrainas duke ndezur një qiri në kujtim të gazetarëve hulumtues të vrarë Jan Kuciak dhe Martina Kusnirova si reagim ndaj rezultateve të zgjedhjeve në Bratislavë më 1 tetor.
Një grua e veshur me një flamur ukrainas duke ndezur një qiri në kujtim të gazetarëve hulumtues të vrarë Jan Kuciak dhe Martina Kusnirova si reagim ndaj rezultateve të zgjedhjeve në Bratislavë më 1 tetor.

Një prej tyre është që ka të ngjarë të përafrohet më shumë me Hungarinë për çështjet kryesore sociale si migrimi dhe të drejtat e komunitetit LGBTQ.

Dhe pritet që Fico të bëjë një goditje në shenjë në dobësimin e sistemit gjyqësor në vend.

Vetëm një vit më parë, prokurori special i vendit shqyrtoi akuzat se Fico përdorte të dhëna konfidenciale tatimore dhe policore kundër kundërshtarëve politikë dhe ai i shpëtoi heqjes së imunitetit të tij parlamentar. Kjo fitore zgjedhore do të thotë se ai do të qëndrojë shumë jashtë burgut për një të ardhme të parashikueshme.

Ankthet ekonomike, të shoqëruara me një "lodhje në rritje nga Ukraina", do të nënkuptojnë gjithashtu se ngjarjet në Sllovaki do të kenë një ndikim në marrëdhëniet e Perëndimit me Kievin në vazhdim.


Fico e përdori këtë në vazhdën e fushatës dhe kishte efekt të madh. Numri i lartë i elektoratit të SMER-it mund të reflektohet nga fakti se ata arritën t'u grabitnin votat dy grupeve të ekstremit të djathtë, "Republika" dhe "Ne jemi familje", të cilat ishin të dyja më pro-ruse dhe, në fund, nuk arritën ta kalonin pragun elektoral prej 5 për qind, pavarësisht se parashikohej ta arrinin atë.

Për NATO-n, kjo mund të thotë pak. Shumica e armëve transportohen në Ukrainë në mënyrë dypalëshe dhe përmes Polonisë, edhe nëse Sllovakia mund të zvarrisë anëtarësimin përfundimtar të Kievit.

Por, për BE-në mund të ketë implikime. A mund të bashkohet Bratislava me Hungarinë për të bllokuar më shumë para të BE-së, si për Ukrainën në përgjithësi, ashtu edhe për armët?

Përgjigjet për këto pyetje ka të ngjarë të vijnë në dhjetor, kur blloku shpreson të ketë marrëveshje për të dyja. Po në lidhje me sanksionet e tjera të BE-së ndaj Rusisë? Blloku tashmë po përpiqet të mbledhë mjaft entuziazëm për rundin e 12-të këtë vjeshtë. A ishte ky lajmi i kobshëm?

Rezultatet e zgjedhjeve në Sllovaki ndodhën mes një marrëveshjeje gjatë fundjavës në Shtetet e Bashkuara, e cila shmang mbylljen e Qeverisë për një kohë, por shkurton fondet për Kievin dhe një fushate zgjedhore polake, në të cilën partia në pushtet, Ligj dhe Drejtësi - deri vonë një nga mbështetësit më të vendosur të Ukrainës - ka luajtur me masa të ndryshme, të tilla si vënia në pikëpyetje e më shumë dërgesave të armëve dhe bllokimi i produkteve bujqësore nga fqinji i saj, në mënyrë që t'i tërhiqte më shumë votuesit e krahut të djathtë.

Premtimi i Perëndimit për të qenë në krah të Ukrainës "për aq kohë sa duhet", përnjëherë duket i pasigurt.

Përgatiti: Syzanë Paçarizi

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG