Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
16:38 1.6.2023

Hovenier: Qeveria ta qetësojë situatën në veri, të mos ketë më nevojë për pasoja

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se shpreson shumë se situate në pjesën veriore të Kosovës do të qetësohet sa më shpejt në mënyrë që të mos ketë nevojë për pasoja të reja për Kosovën.

Hovenier tha se qeveria duhet të punojë sa më shpejt në qetësimin e situatës në katër komunat veriore.

“Ka pasur disa pasoja, por shpresoj ta kalojmë që të mos ketë pasoja të tjera", tha Hovenier.

"Nuk jam në pozitë të them [cfarë mund të jenë pasojat e tjera]. Por, SHBA-ja po mendon se çfarë mjete të tjera ka për ta inkurajuar Qeverinë e Kosovës për ta bërë atë që ne mendojnë që është e rëndësishme të bëhet tani: arritjen e qetësimit të situatës”, tha Hovenier. Ai shtoi se i takon Qeverisë së Kosovës ta bëjë këtë gjë, dhe jo SHBA-së.

Lexo lajmin e plotë:

16:54 1.6.2023

Vuçiq kërkon garanci për një kompromis për Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ulja e tensioneve në veri të Kosovës dhe vendosja e garancive për të shmangur lëvizjet e njëanshme janë temat kryesore të takimeve të tij me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Moldavi.

“Pas kësaj duhet të fokusohemi në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili është nënshkruar dhjetë vjet e gjysmë më parë me Marrëveshjen e Brukselit. Besoj se njerëzit tani kanë një pasqyrë më të qartë të asaj që po ndodh, pavarësisht nëse vendet e tyre e njohin Kosovën apo jo”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme kompromisi dhe se sipas tij njerëzit në Ballkan duhet ta kuptojnë se kompromisi nuk është diçka e keqe.

16:59 1.6.2023

Vuçiq: Delegacioni i Kosovës nuk deshi të takohej me delegacionin serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se delegacioni nga Prishtina nuk ka dashur të takohet me delegacionin serb në samitin evropian që po zhvillohet në Kishinjev të Moldavisë.

“Serbia gjithmonë dëshiron bisedime dhe mua më duket se tani është më e qartë se kush është përgjegjës për dhunën në Kosovë dhe Metohi”, u tha Vuçiq gazetarëve.

I pyetur se kur e pret që të ndodhë një takim direkt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai tha se nuk e di.

Lexo artikullin e plotë:

17:27 1.6.2023

Ministri Sveçla publikon pamjet e sulmit ndaj dy qytetarëve në Mitrovicë të Veriut

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamjet e sulmit fizik që ndodhi ndaj dy qytetarëve shqiptarë në pjesën veriore.

Ata u sulmuan në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut.

Fotografitë e personave të lënduar:

Njëri nga qytetarët e sulmuar derisa po trajtohej në urgjencë.
Njëri nga qytetarët e sulmuar derisa po trajtohej në urgjencë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG