Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
15:19 1.6.2023

Nis shpërndarja e protestuesve në Zubin Potok

Protestuesit në qytetin e Zubin Potokut kanë filluar të shpërndahen. Tash e pesë ditë me radhë, qindra qytetarë të kësaj komune janë duke protestuar para objektit të komunës në kundërshtim të hyrjes së kryetarit të kësaj komune, Izmir Zeqiri, në objektin e komunës.

Nis largimi i protestuesve në Zubin Potok.
Nis largimi i protestuesve në Zubin Potok.

15:28 1.6.2023

Një pjesë e punëtorëve të sistemit të Serbisë largohen nga protesta në Zveçan

Punëtorët e Autoritetit të Përkohshëm Komunal të Zveçanit, të cilët punojnë në sistemin e Serbisë, e kanë “përfunduar” ndërrimin dhe në mënyrë simbolike kanë nënshkruar sërish si mëngjesin e sotëm kur kanë “arritur” në punë.

Ata u ulën për tetë orë në stola nën çadra, të cilat ishin vendosur afër ndërtesës komunale në Zveçan.

Në orën 15:00, mbërriti një "ndërrim i ri" i punëtorëve.

Punëtorët e Autoritetit të Përkohshëm Komunal të Zveçanit, të cilët punojnë në sistemin e Serbisë, e kanë “përfunduar” ndërrimin e tyre në protestë para objektit të komunës.
Punëtorët e Autoritetit të Përkohshëm Komunal të Zveçanit, të cilët punojnë në sistemin e Serbisë, e kanë “përfunduar” ndërrimin e tyre në protestë para objektit të komunës.

Një numër i vogël qytetarësh po qëndrojnë ende në protestën e nisur të hënën, më 29 maj, me synimin për të mos lejuar ardhjen në punë të kryetarit të ri shqiptar, Ilir Peci.

Peci ka thënë se për shkak të tensioneve funksionin e kryetarit po e ushtron nga fshati Lipë i komunës së Zveçanit.

Nëshkrimi në lista.
Nëshkrimi në lista.
Momenti i ndërrimit të puntorëve.
Momenti i ndërrimit të puntorëve.

15:56 1.6.2023

Osmani: Bandat kriminale po shkaktojnë dhunë në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, akuzuan njëri-tjetrin për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe. Osmani fajësoi “bandat kriminale” serbe për dhunën atje, ndërsa Vuçiq tha se zgjidhje e krizës do të ishte tërheqja e kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe. Osmani dhe Vuçiq morën pjesë në një samit evropian në Kishinjev të Moldavisë.

Osmani fajëson bandat kriminale, Vuçiqi do tërheqjen e kryetarëve
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:19 0:00

16:06 1.6.2023

Për ju që sapo na jeni bashkuar, këto janë lajmet e fundit rreth situatës në veri të Kosovës:

  • Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Ai paralajmëroi se situata aktuale i pengon proceset e integrimit euroatlantik për të dyja vendet.
  • Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, akuzuan njëri-tjetrin për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe. Osmani fajësoi “bandat kriminale” serbe për dhunën atje.
  • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se "nuk e paramendon" zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës në komunat veriore të vendit, pa u larguar “bandat kriminale të nacionalizmit e shovinizmit të djathtë ekstrem, të cilët e adhurojnë Millosheviqin e Putinin”.
  • Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca ushtarake është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë, për të ruajtur paqen.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG