Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
15:43 31.5.2023

Policia e Kosovës konfirmon sulmin ndaj një veture policore në Zveçan

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se të mërkurën në Zveçan është dëmtuar një automjet i saj zyrtar në Zveçan.

Sipas Policisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 14:00, derisa njësia policore ka qenë duke patrulluar afër objektit të komunës në Zveçan.

Sipas saj, sulmi dyshohet të jetë kryer nga një grup i personave, të cilët kanë gjuajtur me mjete të forta.

Nuk ka raportime për të lënduar, derisa Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar.

15:45 31.5.2023

Përfundon protesta në Zubin Potok

Ekipi i Radios Evropa e Lirë në Zubin Potok ka konfirmuar përfundimin e protestës së serbëve lokalë në këtë komunë.

Protestuesit kanë qenë para objektit të komunës prej orëve të hershme të mëngjesit.

Përfundimi i protestës në Zubin Potok
Përfundimi i protestës në Zubin Potok

Ndërkohë, në Zveçan, për shkak të shiut të madh, protestuesit janë larguar nga rruga, por protesta nuk është shpallur e përfunduar.

Pas shiut në Zveçan.
Pas shiut në Zveçan.

16:03 31.5.2023

Ministri serb viziton një pjesë të forcave aktive të ushtrisë serbe

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka raportuar se, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, e ka vizituar më 31 maj një pjesë të forcave aktive të Forcave të Armatosura të Serbisë. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë ditë më parë urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe në nivelin më të lartë, për shkak të situatës në Kosovë.

Ministri serb viziton një pjesë të forcave aktive të ushtrisë serbe
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:41 0:00

16:13 31.5.2023

KFOR-i patrullon rrugëve të Zveçanit

Ekipi i Radios Evropa e Lirë i ka parë disa patrulla të KFOR-it amerikan në rrugët e Zveçanit, në pasditen e së mërkurës.

Edhe kryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – Goran Rakiq, ia ka bërë KFOR-it kërkesën për patrullim nëpër rrugë, pak orë më parë.

Sipas tij, arsye për këtë kërkesë është që “Policia e Kosovës të mos afrohet dhe të ngrejë tensione”.

Pas përleshjeve të së hënës, mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it në këtë komunë, pjesëtarët e misionit paqeruajtës janë parë vetëm afër objektit komunal.

Pjesëtarë të KFOR-it në rrugët e Zveçanit
Pjesëtarë të KFOR-it në rrugët e Zveçanit

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG