Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
13:08 31.5.2023

Kurti për REL-in: SHBA-ja, mike e pazëvendësueshme për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, si pasojë e situatës së krijuar në veri të vendit.

Në një prononcim dhënë Radios Evropa e Lirë, pas një diskutimi që e pati në një forum të organizuar në Bratisllavë të Sllokavisë, ai e ka quajtur fatkeqësi përjashtimin e Kosovës nga stërvitja ndërkombëtare ushtarake "Defender Europe 23".

Bisedën e plotë mund ta lexoni këtu.

13:17 31.5.2023

Borrell do të takojë Vuçiqin në Kishinjev

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell, do të udhëtojë për në Kishinjev të Moldavisë, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, merr vesh jozyrtarisht Radio Evropa e Lirë.

Sipas burimeve, në ditët në vazhdim, në Prishtinë dhe Beograd do të qëndrojë i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Të enjten në Kishinjev mbahet samiti i dytë i Komunitetit Politik Evropian, i cili është lansuar në tetor të vitit 2022 në Pragë, me iniciativë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Shënim: Në versionin e parë të këtij lajmi është thënë se Lajçak do të takojë Vuçiqin.
13:30 31.5.2023

Peskov: Rusia mbështet serbët e Kosovës 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia e mbështet popullatën serbe në Kosovë dhe beson se të drejtat dhe interesat e saj legjitime duhet të mbrohen, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.

“Ne e mbështesim pa kushte Serbinë dhe serbët... Ne besojmë se duhet të respektohen të gjitha të drejtat dhe interesat legjitime të serbëve të Kosovës”, tha Peskov në adresimin e përditshëm për media, duke shtuar se nuk duhet të ketë vend për "veprime provokuese".

Të hënën, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se situata në Kosovë “është alarmante” dhe se mund të provokojë “një tjetër konflikt në qendër të Evropës”.

Rusia, e cila ka nisur pushtimin e fqinjit të saj, Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar, është aleate e Serbisë dhe mbështet vazhdimisht veprimet e saj kundër shtetësisë së Kosovës.

13:35 31.5.2023

Pamje nga Leposaviqi

Rreth 100 protestues serbë janë tubuar para objektit komunal në Leposaviq, për të kundërshtuar kryetarin e ri shqiptar. Situata është e qetë, ndërsa të pranishëm janë edhe ushtarët amerikanë të KFOR-it.

Situatë e qetë në Leposaviq, vazhdon protesta e serbëve
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:30 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG