Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
12:26 31.5.2023

Kurti për masat nga SHBA-ja: Jam i brengosur, por asnjëherë i frikësuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i brengosur për masat që ka ndërmarrë SHBA-ja kundër Kosovës, për shkak të situatës në veri të vendit, por "asnjëherë i frikësuar".

SHBA-ja tha se Kosova i injoroi këshillat e saj për të shmangur rritjen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe dhe e përjashtoi atë nga pjesëmarrja në një stërvitje ushtarake, të udhëhequr nga Amerika në Evropë.

"Po punojmë shumë që të gjejmë një zgjidhje për këtë", tha Kurti gjatë një adresimi nga Bratisllava, ku po merr pjesë në një forum për sigurinë.

12:30 31.5.2023

Macron: Autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi për trazirat që janë rritur ndjeshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se autoritetet e Kosovës "mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm" në veri të Kosovës, prej se kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën në komunat me shumicë serbe.

Macron i bëri komentet në një konferencë për sigurinë në Bratisllavë.

12:43 31.5.2023

Kurti për REL-in: Pezullimi nga “Defender Europe” është fatkeqësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në një bisedë me Radion Evropa e Lirë se pezullimi i Kosovës nga stërvitjet ushtarake "Defender Europe" është një fatkeqësi.

"Më lejoni të theksoj se SHBA-ja është mike, partnere e aleate e pazëvendësueshme për sigurinë dhe mbrojtjen tonë, për demokracinë dhe zhvillimin tonë”, tha Kurti.

Kujtojmë se SHBA-ja, të martën, e përjashtoi Kosovën nga pjesëmarrja në "Defender Europe" - një stërvitje ushtarake e udhëhequr nga Amerika në Evropë - me arsyetimin se Kosova i injoroi këshillat e saj për të shmangur rritjen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

12:49 31.5.2023

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë arrin në garnizonin e Rashkës

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, arriti në garnizonin e Rashkës, afër kufirit me Kosovën, ku është vendosur një pjesë e ushtrisë së Serbisë.

Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi njoftoi se Vuçeviq do të diskutojë për situatën aktuale të sigurisë me oficerë të lartë të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Rashkë, 31 maj 2023.
Rashkë, 31 maj 2023.

Me urdhër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ushtria serbe është në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake që nga 26 maji.

Vuçiq e mori këtë vendim pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG