Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
08:44 31.5.2023

Në Zveçan më shumë protestues se dje

Gazetarja e Radios Evropa e Lirë në Zveçan, Sandra Cvetkoviq, raporton për tubimin e një numri më të madh protestuesish, në krahasim me një ditë më parë.

Situata duket e qetë dhe në mesin e protestuesve ka një numër të madh të të punësuarve në institucionet që punojnë në sistemin e Serbisë.

Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sërgjan Millosavleviq, përsëriti kërkesat e protestuesve që lidhen me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe të kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe në veri.

Misioni i NATO-s, KFOR, ka ngritur tela gjemborë përreth objektit të komunës.

08:50 31.5.2023

Protestuesit serbë shpalosin një flamur gjigant të Serbisë në Zveçan

Zveçan, 31 maj 2023.
Zveçan, 31 maj 2023.

09:31 31.5.2023

Ministri serb i Mbrojtjes: Situata në Kosovë, shumë e rrezikshme

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha të mërkurën se situata e sigurisë në veri të Kosovës është shumë e rrezikshme.

Duke folur për Radio-Televizionin e Serbisë, Vuçeviq përsëriti akuzat e Beogradit zyrtar se fajtore për këtë situatë janë autoritetet në Kosovë.

Ai i cilësoi vendimet e tyre si “të njëanshme, të paligjshme dhe jolegjitime”.

Ai, po ashtu, tha se janë përcaktuar vijat e kuqe.

“Ushtria e Serbisë është e gatshme të kryejë çdo detyrë, ndërsa, nga aspekti politik, Serbia e ka përcaktuar se cilat janë vijat e kuqe kur ajo gjendet në një situatë, në të cilën i kërcënohen interesat jetike kombëtare dhe shtetërore. Po flasim për - Zoti na ruajttë - skenarë ku dikush vret serbë”, tha Vuçeviq.

Ai tha se Forcat e Armatosura të Serbisë do të jenë në gjendje të lartë të gatishmërisë luftarake derisa të vlerësohet se interesat kombëtare dhe shtetërore të Serbisë janë të kërcënuara dhe derisa ka rrezik të lartë të sigurisë në Kosovë.

Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe Qeveria e Serbisë duhet ta ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura, si dhe t'u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të ndalojnë sfidimin e KFOR-it dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejshme.

Nga përleshjet mes protestuesve dhe ushtarëve të KFOR-it, të hënën në Zveçan, 30 ushtarë janë plagosur, ashtu si edhe dhjetëra protestues.

Shikoni pamjet:

Dhunë, të shtëna e gaz lotsjellës pas intervenimit të KFOR-it
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:08 0:00

Vuçeviq tha se autoritetet në Serbi janë në kontakt me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Kemi komunikim të vazhdueshëm, ku shkëmbejmë informacione, por vëmë në dukje edhe mosmarrëveshjet për disa çështje, sepse nuk jemi të kënaqur me veprimet e KFOR-it”, tha Vuçeviq.

Ai tha se beson se KFOR-i duhet t’i largojë njësitet speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe.

Vuçeviq vlerësoi, gjithashtu, se ky është parakusht për qetësimin e situatës.

09:37 31.5.2023

Pamje nga Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi

Për të tretën ditë me radhë, serbët në këto tri komuna në veri të Kosovës po protestojnë kundër kryetarëve të rinj shqiptarë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG