Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
13:23 30.5.2023

Pamje nga Leposaviqi

Një numër i vogël i qytetarëve serbë janë tubuar të martën e 30 majit para ndërtesës së Komunës së Leposaviqit, për të protestuar për të dytën ditë rresht kundër kryetarit të ri shqiptar.

Pak protestues në Leposaviq, Lista Serbe përsërit kushtet
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:33 0:00

13:32 30.5.2023

Rusia: Perëndimi të mos fajësojë serbët

Rusia tha të martën se për t'i ulur tensionet në Kosovë, duhen "hapa vendimtarë".

“Ne i bëjmë thirrje Perëndimit që përfundimisht ta ndalë propagandën e tij të rreme dhe, për incidentet në Kosovë, të ndalojë së fajësuari serbët, të cilët janë paqësorë, të paarmatosur dhe bëjnë përpjekje t’i mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre legjitime”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë, transmeton Reuters.

Protestuesit serbë u përplasën të hënën me paqeruajtësit e KFOR-it në Zveçan.

Tridhjetë ushtarë të KFOR-it dhe mbi 50 protestues u plagosën në përleshje.

KFOR-i tha se tre ushtarë të tij janë plagosur nga përdorimi “i armëve të zjarrit” gjatë përplasjeve me protestuesit serbë.

Një ditë më herët, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se situata në Kosovë është alarmante dhe se mund të provokojë një tjetër konflikt në qendër të Evropës.

Rusia, e cila ka nisur pushtimin e fqinjit të saj, Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar, është aleate e Serbisë dhe mbështet vazhdimisht veprimet e saj kundër shtetësisë së Kosovës.

13:37 30.5.2023

Për ju që sapo na jeni bashkuar:

  • Trupa të NATO-s janë duke siguruar ndërtesën komunale në Zveçan, ku një ditë më parë 30 ushtarë të NATO-s dhe mbi 50 protestues serbë u plagosën në përleshje.
  • Ushtarë të KFOR-it gjenden edhe përreth objekteve komunale në Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Në të tria këto komuna me shumicë serbe, protestat kundër kryetarëve shqiptarë janë duke vazhduar edhe sot, ndonëse me një numër më të vogël të të tubuarve.
  • Burime të BE-së thonë se po bëhen përpjekje për të organizuar një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mërkurën në Bratisllavë.
  • Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, e dënoi dhunën në veri “në termat më të fuqishëm të mundshëm” dhe kërkoi nga Kosova që t’i pezullojë operacionet e policisë së saj rreth ndërtesave komunale atje.
  • Vuçiq takoi ambasadorët e vendeve të Quint-it, nga të cilët kërkoi ta bindin Kurtin që t’i tërheqë forcat speciale të policisë nga veriu i Kosovës, ashtu si edhe kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në këtë zonë.
  • Nga Qeveria e Kosovës, tash për tash, nuk ka ndonjë deklaratë.
13:50 30.5.2023

KFOR-i ruan objektin komunal në Zveçan

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG