Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
10:50 30.5.2023

Kryetari i Zveçanit punon nga Zyra për Komunitete

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, tha për Radion Evropa e Lirë se po punon nga Zyra për Komunitete në fshatin Lipë të kësaj komune, e jo nga objekti komunal.

“Këtu sot e kemi filluar punën... Tash, le ta shohim”, tha shkurtimisht ai.

Protestues serbë që kundërshtojnë kryetarin e ri shqiptar, u mblodhën edhe sot në Zveçan, ndonëse në një numër më të vogël se një ditë më parë.

Të hënën, ata u përplasën me ushtarë të KFOR-it, pasi nuk iu bindën thirrjes së misionit paqeruajtës për t'u shpërndarë.

Shikoni pamjet:

Dhunë, gaz, tension: Zhvillimet në veri në dy minuta
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:27 0:00

11:03 30.5.2023

Pamje nga Zubin Potoku

Pak qindra serbë po protestojnë pranë objektit të Komunës së Zubin Potokut, më 30 maj, për të kundërshtuar kryetarin e ri shqiptar për të dytën ditë rresht. Përreth objektit të komunës veriore janë vendosur edhe ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Protestues në numër më të vogël në Zubin Potok
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:42 0:00

11:07 30.5.2023

Policia heton incidentet në veri

Policia e Kosovës tha se po heton të gjitha rastet që ndodhën të hënën në veri të Kosovës, gjatë protestës së serbëve në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Sipas Policisë së Kosovës, protestues, individë dhe grupe kriminale, "me dhunën ekstreme të shfaqur", kanë bërë që "situata në aspektin e sigurisë në veri të vendit të përshkallëzohet dhe të degradojë deri në rrezikim të jetës së njerëzve, përfshirë jetën e zyrtarëve të institucioneve të sigurisë".

Për më shumë hollësi, lexoni këtu.

11:29 30.5.2023

Vuçiq kërkon tërheqjen e kryetarëve shqiptarë nga veriu

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërkoi tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës, ashtu si edhe të kryetarëve të komunave me kombësi shqiptare.

Vuçiq i bëri komentet në takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it: Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, njofton kabineti i tij.

“Shpresoj se do të mund ta bindni [kryeministrin e Kosovës, Albin] Kurti që t’i tërheqë forcat e tij dhe kryetarët personalë nga veriu”, tha Vuçiq.

Sipas komunikatës që iu dërgua mediave, Vuçiq tha, po ashtu, se Serbia do ta vazhdojë komunikimin me përfaqësuesit e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, me “besimin më të mirë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”.

“Presidenti shprehu keqardhjen e tij për ushtarët e lënduar të KFOR-it, por theksoi se një numër shumë më i madh i serbëve u plagosën, se kundër tyre u përdorën armë zjarri dhe forcë e madhe fizike, edhe pse ata që në fillim bënë rezistencë të padhunshme”, thuhet në deklaratë.

Zveçan, 29 maj 2023.
Zveçan, 29 maj 2023.

Tridhjetë ushtarë të KFOR-it u plagosën të hënën në Zveçan - komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës - ku protestues serbë kundërshtuan kryetarin e ri shqiptar.

Dhjetëra të plagosur u raportuan edhe në anën e protestuesve.

Ata nuk iu bindën kërkesës paraprake të KFOR-it për t’u shpërndarë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG