Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
13:03 29.5.2023

Në Zveçan tensione; në Zubin Potok e Leposaviq më qetë

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë raportojnë për një situatë të tensionuar në Zveçan, ku grupe të serbëve lokalë - mes tyre disa edhe me maska e kapele - qëndrojnë të tubuar para ndërtesës së komunës.

Kordoni i pjesëtarëve të KFOR-it është vënë në afërsi të objektit, ndërsa pjesëtarë të Policisë së Kosovës nuk shihen aty. Sipas raportimeve, policët e Kosovës janë brenda objektit komunal.

Në Zubin Potok raportohet për situatë më të qetë, edhe pse grupe qytetarësh vazhdojnë të qëndrojnë afër ndërtesës së komunës edhe atje. Ngjashëm është situata edhe në Leposaviq, ku një numër njerëzish u larguan nga protesta.

Zveçan, 29 maj 2023.
Zveçan, 29 maj 2023.

13:30 29.5.2023

Sirena alarmi në Zubin Potok

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë në Zubin Potok raportojnë se sërish janë ndezur sirenat e alarmit dhe se protestuesit janë duke iu afruar kordonit të policisë që po ruan objektin komunal.

13:50 29.5.2023

Përshëndetje për të gjithë ju që sapo na jeni bashkuar:

  • Në komunat veriore Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, grupe të qytetarëve serbë janë duke vazhduar protestat kundër kryetarëve të rinj shqiptarë. Situatë më e tensionuar raportohet në Zveçan, ku shihen edhe protestues të maskuar.
  • Përfaqësuesit politikë të serbëve kërkuan nga misioni paqeruajtës KFOR dhe ambasadorët e huaj që të mos e lejojnë hyrjen e kryetarëve në objektet komunale. Ata kërkuan edhe tërheqjen e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i banuar me shumicë serbe. Përgjigje në këto kërkesa nuk ka ende.
  • Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, priti në takim kryetarët e komunave të Zubin Potokut dhe Zveçanit. Hovenier tha se “është e rëndësishme që të shmangen situatat në të cilat zyrtarët publikë hyjnë në ndërtesat publike përmes përdorimit të forcës”.
  • Derisa nga Qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë reagim, në Serbi, ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se deri në orën 14:00 do të përfundojë dislokimi i plotë i njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë, në përputhje me urdhrin e presidentit Aleksandar Vuçiq për rritjen e gatishmërisë luftarake.
13:58 29.5.2023

Protestues të maskuar në Zveçan

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG