Sirena alarmi në Zubin Potok
Gazetarët e Radios Evropa e Lirë në Zubin Potok raportojnë se atje janë aktivizuar sirenat alarmuese dhe se një grup i qytetarëve serbë vazhdon të protestojë para ndërtesës së komunës.
KFOR-i bën thirrje për përmbajtje
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet “që mund të nxisin tensione apo të shkaktojnë përshkallëzim”.
KFOR-i tha se, në përputhje me mandatin që ka, është i gatshëm “t’i ndërmarrë të gjitha masat për të ofruar një mjedis të sigurt, në një mënyrë neutrale dhe të paanshme”.
Ky mision konfirmoi se mëngjesin e 29 majit ka shtuar praninë në komunat në veri të Kosovës, pas rritjes së tensioneve.
Për më shumë, lexoni këtu.
Hovenier: Të shmanget hyrja me forcë në ndërtesat komunale
Duke folur për gazetarët, Hovenier tha se “është e rëndësishme që të shmangen situatat në të cilat zyrtarët publikë hyjnë në ndërtesat publike përmes përdorimit të forcës”.
Policia përdor sprej për të zmbrapsur protestuesit në Zveçan
Në Zveçan, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe, Policia e Kosovës përdori sprej ndaj disa serbëve lokalë, të cilët tentuan të hynin në ndërtesën komunale.