Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
18:00 8.6.2023

Abbott: Kosova të dëgjojë këshillat e miqve dhe partnerëve të saj

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të dëgjojë këshillat e miqve dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë lidhur me situatën në veri të shtetit.

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Abbott përsëriti qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar, që Kosova të mos insistojë që kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, të punojnë nga ndërtesat komunale.

“Ne po vazhdojmë të kërkojmë shtensionim të situatës [në veri]. Ne nuk besojmë se është e nevojshme që kryetarët e komunave të punojnë nga zyrat komunale dhe po ashtu nuk besojmë se ka nevojë që njësitë speciale policore të veprojnë si roje për ndërtesat komunale. Kanë punë shumë më të rëndësishme për të bërë gjetkë. Shpresoj shumë që në ditët në vijim të shohim një ndryshim. Do të shohim propozime, shpresoj që do të shohim më shumë bashkëpunim ndërmjet agjencive të sigurisë”, tha Abbott.

*Lajmi e plotë mund ta lexoni KËTU

17:31 8.6.2023

Kurti: Nëse ka pajtueshmëri, mund ta thelloj vizionin për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një fjalimi para Kuvendit të Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një fjalimi para Kuvendit të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se mund ta thellojë draft-vizionin e paraqitur nga ai për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por së pari, sipas tij, duhet të ketë pajtueshmëri mes palëve.

Gjatë rundit të dialogut me Serbinë më 2 maj në Bruksel, Kurti kishte paraqitur një draft-vizion lidhur me çështjen e rregullimit të komunitetit serb. Pavarësisht se në këtë draft-vizion nuk përmendet Asociacioni, ai thirret në nenin 7 të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve që Kosova dhe Serbia arritën më 27 shkurt në Bruksel. Më pas, palët më 18 mars në Ohër arritën edhe Aneksin për zbatimin e marrëveshjes.

Ky nen i marrëveshjes kërkon që palët të sigurojnë “një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”.

“Unë këtë [draft-vizionin për Asociacionin] mund të thellojë, por thellimi i kësaj nënkupton pajtueshmëri në parim. Pra, kur të pajtohemi në parim, përfshirë edhe ato shtyllat që ju i përmendën se unë i kam thënë në parim, kur të pajtohemi në parim atëherë lirisht mund të thellojmë tekstin. Por, nuk mund të shkruajmë tekste alternative ndërmjet të cilëve mund të gjendet një mesatare aritmetikore pa u pajtuar njëherë në parim”, tha Kurti gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës më 8 qershor.

*Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

14:46 8.6.2023

Jeta e pauzuar në veri

Për shkak të protestave të serbëve lokalë, në veri të Kosovës ka pothuajse dy javë që nuk po zhvillohet jetë normale.

Artikullin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

12:33 8.6.2023

Studentët nga Mitrovica e Veriut dhe Beogradi përkrahin protestuesit në Zveçan

Studentët e “Universitetit të Prishtinës në Mitrovicën e Kosovës” dhe kolegët e tyre nga Beogradi – anëtarë të Konferencës së Përhershme të Universitetit të Serbisë, Skonus – përkrahën protestuesit në Zveçan, në ditën e 11-të të protestave kundër hyrjes së kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale.

Studentët kishin veshur bluza me një karikaturë mbi to, ku shkruhej “dil vogëlushe”, që sipas tyre dërgonte mesazhin që kryetarët të dilnin nga komunat.

Kënga me këtë titull, nga opusi popullor i muzikës serbe, është dëgjuar edhe në ditën e parë të protestës, e cila përfundoi me incidente mes qytetarëve dhe KFOR-it, 30 ushtarë të të cilëve mbetën të lënduar.

Nxënësit kënduan refrenin e këngës pranë vendit ku ndodhen ushtarët e KFOR-it, afër komunës. Këngët patriotike si "Lumturoheni serbë" kanë vazhduar të transmetohen nga altoparlantët.

Kosovo: Zveqan
Kosovo: Zveqan

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG