Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
19:38 7.6.2023

Begaj i bën thirrje Kosovës të koordinohet me partnerët strategjikë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që të tregojnë maturi dhe të koordinohen me partnerët ndërkombëtarë për t’i dhënë zgjidhje krizës në veri të shtetit.

Ai tha se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet kosovare.

“Jam në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet më të larta të Kosovës, po ashtu me komandantin e KFOR-it [gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia]dhe me disa presidentë të rajonit. Unë kam bërë një thirrje vëllazërore për autoritetet e Kosovës që në këtë situatë duhet të kenë durim, maturi dhe duhet të dëgjojnë dhe të koordinohen me partnerët tanë strategjikë. Dhuna nuk është zgjidhja, konflikti i dhunshëm nuk duhet të jetë asnjëherë opsion, i vetmi opsion për zgjidhje është dialogu”, tha Begaj.

17:15 7.6.2023

Masat e mundshme nga SHBA-ja dhe BE-ja

Kosova mund të përballet me një varg masash të tjera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, nëse nuk angazhohet në mënyrë konstruktive për shtensionimin e situatës në veri të vendit, paralajmërojnë ish-diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Për tensionet në veri, përkatësisht mospërfilljen e këshillave të SHBA-së në lidhje me hapat e nevojshëm atje, Kosova është përjashtuar tashmë nga një stërvitje e madhe ushtarake, e udhëhequr nga SHBA-ja në Evropë.

Artikullin e plotë mund ta lexoni KËTU

15:35 7.6.2023

Kurti thotë se ka ofruar dalje të qëndrueshme nga kriza në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një deklarimi për media tha se ka ofruar një “dalje të qëndrueshme dhe të sigurt” nga kriza në veri, e cila, sipas tij është shkaktuar “nga strukturat ilegale dhe paralele të Serbisë atje”.

Ai tha se këtë qëndrim e ka dhënë gjatë takimit me emisarin amerikan, Gabriel Escobar, dhe atë evropian, Mirosllav Lajçak, të mbajtur në Prishtinë më 5 qershor.

“E para është sundimi i ligjit. Kemi me dhjetëra ushtarë të NATO-s, policë të Kosovës dhe gazetarë të cilët ishin viktima të një egërsie të paparë të ekstremistëve të dhunshëm, e të grupeve kriminale. Në Kuvendin e Kosovës unë i kam përmendur 33 emra, 5 të tjerët janë në burg, të tjerët nuk janë. Dhe të gjithë këta kriminelë, ekstremistë të dhunshëm që silleshin atë ditë porsi një milici fashiste do të duhej që sa më parë të përballen me drejtësinë. Ka prej tyre që kanë ardhur nga Serbia në Kosovë. Pra, pika e parë është sundimi i ligjit”, tha Kurti.

Lajmin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

13:00 7.6.2023

Fried: Qeveria e Kosovës abuzoi me besimin e SHBA-së

Grindja me amerikanët i dëmton interesat e Kosovës, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Daniel Fried, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit.

Sipas tij, SHBA-ja nuk ka qenë kurrë kaq e zemëruar me Qeverinë e Kosovës dhe një gjë e tillë është “mjaft shqetësuese”.

Kryeministri Albin Kurti dhe ekipi i tij “e kanë marrë mbështetjen amerikane si të mirëqenë. Ata kanë abuzuar me besimin amerikan në atë mënyrë që do të jetë e vështirë për ta që ta rregullojnë”, thotë Fried.

Reagimi vjen pas kritikave të ashpra që bëri i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në adresë të Kurtit, të cilin e fajësoi për mungesë bashkëpunimi në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Intervistën e plotë e gjeni më poshtë:

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG