Escobar dhe Lajçak vizitojnë sot Serbinë
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe homologu i tij evropian, Mirosllav Lajçak, vizitojnë të mërkurën Serbinë, për të biseduar me liderë shtetërorë, lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës.
Escobar dhe Lajçak kanë qenë në Kosovë më 5 dhe 6 qershor.
Escobar ka thënë për gazetarët në pasditen e së martës se Uashingtoni qëndron me popullin e Kosovës, por ka shtuar se nuk mbështet një individ që “nuk ka instinkt bashkëpunimi” - duke aluduar te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Ne po e shohim që po merren vendime, pavarësisht partneritetit tonë, dhe ky është sinjal për ne - ne nuk mund ta pranojmë këtë gjë. Prandaj, në një pikë, kur të duam ta rikthejmë koordinimin dhe partneritetin me këtë Qeveri, ne jemi të gatshëm, sepse ne gjithmonë do të jemi me popullin e Kosovës. Kjo nuk nënkupton që duhet ta mbështesim një individ që nuk e ka atë instinkt të bashkëpunimit dhe koordinimit”.
Materialin e plotë e gjeni në këtë link:
Mirëmëngjesi të nderuar lexues,
Do të raportojmë edhe sot për zhvillimet në veri, në kohë reale.
Qëndroni me ne!
Të nderuar lexues,
Këtu po e përmbyllim raportimin për ngjarjet në veri të Kosovës.
Do të rikthehemi në mëngjesin e së mërkurës.
Faleminderit që jeni me ne!
Vuçiq: Kosova duhet të përmbushë obligimet e saj
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është koha që autoritetet në Kosovë të përmbushin obligimet e tyre dhe para së gjithash të formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Sipas një postimi në rrjetin social Instagram, Vuçiq i bëri këto deklarata gjatë takimit në Beograd me emisarin e Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, dhe atë të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar.
“Që nga dita e parë, Serbia ka qenë konstruktive, konsistente dhe partnere e qëndrueshme në të gjitha proceset që do të çonin në ruajtjen e stabilitetit në mbarë rajonin”, tha Vuçiq.