Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
08:23 6.6.2023

Vazhdojnë protestat në veri

Edhe të martën po vazhdojnë protestat e nisura që nga 29 maji në tri komunat në veri të Kosovës - Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Mëngjesin e së martës është raportuar për një numër më të vogël të protestuesve të pranishëm. Në mesin e protestuesve janë kryesisht punëtorët e institucioneve komunale në sistemin paralel serb.
08:17 6.6.2023

Edhe Kurti me kërkesa për Escobarin dhe Lajcakun

Gjatë takimit me të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi që Brukseli dhe Uashingtoni të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj.

Në një njoftim nga Zyra e Kryeminisrit të Kosovës, thuhet se kryeministri Kurti shprehu “gatishmërinë e parezervë dhe mirëbesimin e palëkundur për angazhim intensiv e të përbashkët për de-eskalim të gjendjes dhe normalizim të marrëdhënieve”.

Sipas njoftimit, kryeministri Kurti tha se “rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistë të dhunshëm dhe grupe kriminale ndaj organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe gazetarëve”.

Kurti, sipas njoftimit, në takimin e 5 qershorit tha se vetëm sundimi i ligjit mund t’u hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore.

“Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë e marrin pjesë pa frikë e kërcënime. Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit Kurti.

Gjatë takimit, edhe Escobar dhe Lajcaku patën disa kërkesa për Kurtin. Për më shumë detaje, lexojeni lajmin e mëposhtëm:

07:36 6.6.2023

Mirëmëngjesi të nderuar lexues,

Do të raportojmë edhe sot në kohë reale për zhvillimet në veri të Kosovës.

Qëndroni me ne!

23:16 5.6.2023

Të nderuar lexues,

Këtu po e përmbyllim raportimin për ngjarjet në veri.

Do të rikthehemi në mëngjesin e së martës.

Faleminderit që jeni me ne!

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG