Vetura e Policisë së Kosovës pengohet nga protestuesit në Zveçan
Kushtet e Qeverisë dhe serbëve për mbajtjen e zgjedhjeve në veri
Si Qeveria e Kosovës, ashtu edhe serbët lokalë në veri të Kosovës kanë vendosur disa kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në këtë pjesë të vendit, të banuar me shumicë serbe.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se parakushte për mbajtjen e zgjedhjeve janë “sundimi i ligjit, së bashku me fushatë zgjedhore të hapur dhe fer ”, teksa shton se duhet të sigurohet edhe pjesëmarrja e serbëve edhe si votues, edhe si kandidatë.
Ndërkohë, Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë - është duke kushtëzuar pjesëmarrjen në zgjedhje me tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore e vendit dhe me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, në bazë të Marrëveshjes së Brukselit.
Për më shumë detaje lexojeni artikullin më poshtë:
Çfarë ndodhi sot në veri?
- Serbët lokalë janë mbledhur edhe të hënën në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
- Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka thënë se i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet eventuale në komunat në veri. Ajo ka thënë se duhet larguar të gjitha forcat speciale të Policisë së Kosovës nga veriu dhe që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
- Krerë të kësaj partie, Goran Rakiq dhe Igor Simiq, janë parë afër protestuesve në mëngjesin e 5 qershorit në Zveçan.
- Në orët e paradites, pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, i kanë hequr telat gjemborë afër ndërtesës komunale në Zveçan. Telat janë vendosur pas përleshjeve të 29 majit mes KFOR-ut dhe serbëve lokalë.
- Në orën 20:00 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak në ndërtesën e Qeverisë.
- Gjatë ditës, Kurti është takuar me zyrtarë diplomatikë të Francës dhe Gjermanisë, që janë në Kosovë, për të biseduar rreth nevojës për ulje të tensioneve.
Protestat e serbëve në veri
Zhvillimet në veri, përmes fotografive.