Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
09:01 3.6.2023

Situatë e qetë në Zveçan

Ekipi i Radios Evropa e Lirë në Zveçan ka raportuar se të shtunën atje është situatë e qetë.

Kryesisht në protestë janë duke marrë pjesë gratë, që janë të punësuara në sektorin e edukimit.

Serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 26 majit në komunat e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Protestuesit, kryesisht gra që janë duke protestuar afër ndërtesës komunale në Zveçan.
Protestuesit, kryesisht gra që janë duke protestuar afër ndërtesës komunale në Zveçan.

08:55 3.6.2023

Përshëndetje të nderuar lexues,

Po e rikthejmë mbulimin direkt të ngjarjeve në veri të Kosovës.

Qëndroni me ne!

22:50 2.6.2023

Të nderuar lexues,

Këtu po e përmbyllim për sot mbulimin direkt të ngjarjeve në veri të Kosovës.

Faleminderit që ishit me ne!

22:11 2.6.2023

Të nderuar lexues, në vijim po ju sjellim një përmbledhje të lajmeve të ditës në lidhje me situatën në pjesën veriore të Kosovës:

  • Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është në pritje të një propozimi nga Perëndimi për ulje të tensioneve në pjesën veriore të Kosovës.
  • Dy diplomatët perëndimorë, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Escobar, pritet të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, javën e ardhshme. Një ndër qëllimet e vizitës është shtensionimi i situatës në veri të Kosovës.
  • Sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq, ka deklaruar se tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore do të ishte një hap kyç, i cili do të pasohej me një vlerësim të ri të situatës së sigurisë nga Serbia.
  • Subjekti politik serb në Kosovë, Lista Serbe, ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në seancën e Kuvendit të Kosovës, publikoi disa emra për të cilët tha se ishin personat përgjegjës që shkaktuan tensione më 29 maj në Zveçan, e ku u lënduan 30 ushtarë të KFOR-it.
  • Kuvendi i Kosovës ka diskutuar për situatën në veri dhe raportet me aleatët. “Nuk jemi kundër serbëve. I kemi ftuar të kthehen në institucione”, tha mes tjerash kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
  • Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi shkarkimin e Qeverisë së kryeministrit Kurti, duke i ftuar deputetët të nisin mocion mosbesimi ndaj saj. “Mosbesim deri në pabesi nga ana e kryetarit të Qeverisë së Kosovës ndaj aleatëve të sigurisë, që janë ende garanci e sigurisë sonë”, tha Haradinaj.
  • Në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, grupe qytetarësh serbë vazhduan protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave, për të pestën ditë me radhë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG