Dialog ndëretnik përmes filmit
“Gjithmonë ka nevojë që njerëzit të njihen”, thotë Idro Seferi, gazetar nga Kosova me bazë në Beograd. Ai është autor i një filmi ndërkombëtar me dy episode: “Kosovë: Hera e Parë” dhe “Serbi: Hera e Parë”, që u shfaq para publikut në Prishtinë të martën e 18 prillit. Në këtë film morën pjesë nga pesë qytetarë nga Kosova dhe Serbia, të cilët vizituan për herë të parë vendet e njëri-tjetrit.