Objekti i ri i papërfunduar i hotelit "Iliria" në Deçan
Ky është një objekt i ri që po ndërtohej para më shumë se 30 vjetësh në kuadër të kompleksit hotelier "Iliria" në Deçan. Ky objekt nuk u finalizua për shkak të tensionimit të situatës në vitet e 90-ta. Aktualisht është në kontest pronësor mes Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit. Të drejtën e pronësisë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ia ka njohur manastirit.