Prindërit kërkojnë fillimin e mësimit
Prindër të nxënësve të Shkollës Fillore “Faik Konica” në Prishtinë protestuan të hënën para objektit të shkollës, duke kërkuar fillimin e procesit mësimor. Gati të gjithë mësimdhënësit e shkollave publike të Kosovës janë në grevë, përveç disave që kanë nisur t’i mbajnë orët në mënyrë individuale. Ata kërkojnë mbështetje financiare nga Qeveria e Kosovës, por kjo e fundit refuzon, duke thënë se Ligji për paga, që parasheh rritje, pritet të miratohet së shpejti. Ngërçi vazhdon derisa procesi mësimor do të duhej të ishte në javën e pestë.
Përmbajtja
-
21 shkurt 2025
Kush mbeti jashtë Kuvendit e kush janë deputetët e rinj?
-
21 shkurt 2025
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin
-
19 shkurt 2025
Forcat ukrainase raportojnë për përparime në fushëbetejë
-
18 shkurt 2025
Çfarë ndodhi në takimin mes SHBA-së dhe Rusisë në Riad?
-
18 shkurt 2025
Pse po vonon numërimi i votave?