Prishtina duartroket mantelbardhët
Qytetarët në Prishtinë kanë dalë sot në dritaret e banesave të tyre për t’i duartrokitur punonjësit shëndetësorë dhe ata të sigurisë, të cilët janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër koronavirusit. Kështu, prishtinasit iu bashkuan qytetarëve të vendeve të ndryshme të botës, të cilët në po këtë mënyrë po falënderojë punonjësit shëndetësor për punën e tyre kundër koronavirusit të ri.
Facebook Forum